Elvana Gjata nuk është më vetëm. Ajo tashmë e ka një partner të ri me të cilin është nisur për në “Altar”.
Burimet e Telegrafit kanë mësuar se nesër Elvana Gjata në Tiranë do ta sjell kreatorin më të famshëm Kosovar, Valdrin Sahiti për inaugurim.
“Altar” quhet dyqani i ri i Elvana Gjatës, në të cilin këngëtarja do të shesë vetëm veshjet ekskluzive për femra nga koleksioni më i ri i Valdrin Sahitit.
Dyshja e famshme prej vitesh bashkëpunojnë sa i përket veshjes së këngëtares dhe tani kanë vendosur që të bashkojnë forcat edhe në biznis./Telegrafi/