Ka kohë që përflitet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Bëhet fjalë për Elvana Gjatën dhe Flori Mumajesin, të cilët nga bashkëpunimi muzikor që ka nisur prej vitesh si duket kanë kaluar në një fazë tjetër duke krijuar lidhje dashurie, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ata e mohojnë vazhdimisht duke thënë se janë thjesht miq dhe bashkëpunëtorë, sipas magazina.al, dyshja gjatë udhëtimeve për koncerte akomodohen në të njëjtën dhomë, gjë e cila e vërteton lidhjen e tyre.
Ndryshe në aspektin muzikor Elvana e Flori vazhdojnë të mbesin më të pëlqyerit dhe më të kërkuarit në koncerte brenda dhe jasht Shqipërisë. /Telegrafi/