Telegrafi

Elton John zbulon se kishte veshur pelenë, ndërsa performoi në Las Vegas

Elton John zbuloi në një intervistë për BBC One, se në të vërtetë ai urinonte veten ndërsa performonte në skenë.

Ikona e muzikës zbuloi në “Elton John: Uncensored” të enjten dhe i shpjegoi Graham Norton në intervistën e gjatë se në vitin 2017, vetëm dy javë pasi ishte nënshtruar një operacioni për kancerin e prostatës, ai po duronte pasojat e procedurës e cila ndikoi në kontrollin e fshikëzës së tij.

“Sikur ta dinin”, tha John, 72 vjeç, për audiencën e tij gjatë asaj shfaqjeje të veçantë.

John u diagnostikua me kancer të prostatës në vitin 2017 dhe duhej që të bëhet operacion shumë shpejt në vend që t’i nënshtrohej kimioterapisë.

Megjithëse operacioni ishte i suksesshëm, ditë më vonë ai u detyrua të merrej me një infeksion që gati i mori jetën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elton John

Gjatë intervistës, John tha: “Unë jam si gruaja bionike”, duke theksuar se ka një zemër, por nuk ka bajamet, prostatë, një shtojcë apo flokë”.

Elton John (Foto: Rich Fury/Getty Images for Paramount Pictures)

Elton John befasoi të gjithë kur paralajmëroi tërheqjen nga turneu në fillim të këtij viti. Këngëtari njoftoi se do të nisë turneun lamtumirës tre-vjeçar për t’i dhënë fansave të tij të devotshëm njëherë shansin e fundit për të parë “Man Rocket” në skenë. /Telegrafi/