Telegrafi

Elton John zbulon se ka pasur një infeksion të rëndë që i ka kufizuar shikimin në njërin sy

Elton John

Muzikanti i famshëm, Elton John, ka zbuluar së fundmi në Instagram se ka pasur një infeksion që i kufizoi shikimin në njërin sy.

77-vjeçari tha se infeksioni ka ndodhur gjatë verës, por se procesi i rikuperimit është i ngadaltë dhe do të duhet pak kohë që shikimi i tij të kthehet plotësisht.

“Gjatë verës, kam luftuar me një infeksion të rëndë të syrit, i cili fatkeqësisht më ka kufizuar shikimin në njërin sy. Po shërohem, por procesi është jashtëzakonisht i ngadaltë dhe do të duhet pak kohë që shikimi im të kthehet në syrin e prekur”, tha ai në fillim të postimit.

“Jam vërtet mirënjohës për ekipin e mrekullueshëm të mjekëve, stafit dhe anëtarëve të familjes që janë kujdesur aq mirë për mua gjatë javëve të fundit. Unë e kam kaluar verën duke u rikuperuar në heshtje në shtëpi dhe po ndihem mirë tani”, shtoi ylli i famshëm.

Meqë ra fjala, Elton John fitoi çmimin “Emmy” për diversitetin e jashtëzakonshëm për koncertin e tij të lamtumirës me transmetim të drejtpërdrejtë në Stadiumin Dodger në janar, duke e bërë atë personin e 19-të që siguron një ‘EGOT’, pra fitoi të katër çmimet prestigjioze: Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.

Megjithatë, nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkak të operacionit në gju. /Telegrafi/