Elton John ka thënë se turpërohet prej Britanisë së Madhe për votimin dhe trajtimin e Brexit.
Ndërsa performoi të mërkurën në Verona në turneun më të fundit botëror, “Farewell Yellow Brick Road”, ai tha se nuk ndihet mirë si britanik dhe thotë se sot më shumë se kurrë është evropian.
“Turpërohem nga vendin im për atë që ka bërë. E kanë ndarë popullin në gjysmë. Më vjen të vjell deri në vdekje me politikanët, sidomos me politikanëve britanikë. Unë jam evropian. Unë nuk jam idiot, kolonial, imperialist anglez”, tha këngëtari.
John ka shprehur më parë shqetësimin ndaj Brexitit. Në korrik të vitit 2018, ai tha, “Nuk mendoj se njerëzve në Britani u treguan të vërtetën”.
Ai tha se procesi i Brexitit ishte konfuz, sikur “të ecësh nëpër labirintin e Hampton Court me sy të lidhur”.
Ndryshe, këngëtari do të jetë para publikut të Mbretërisë së Bashkuar këtë muaj, në Hove dhe Cardiff, përpara se të kthehet sërish me koncerte në nëntor të vitit 2020. /Telegrafi/