Telegrafi

Elton John tërhiqet nga skena muzikore

(Foto: Getty Images)

Legjenda e muzikës, Elton John, ka vendosur që të mos shkojë më nëpër turne dhe se është koha të përshëndetet nga performancat skenike, pas përfundimit të turneut aktual (që mbaron në vitin 2020).

Arsyet e këtij vendimi janë të natyrës shëndetësore, por edhe për shkak të shitjes së dobët të albumeve.

(Foto: Getty Images)

Në vitin e kaluar, muzikanti i kaloi 12 ditë në spital për shkak të një infeksioni bakteror.

Lexo po ashtu Elton John rikthehet në skenë pas luftës me sëmundjen vdekjeprurëse (Video)

Më herët kishte thënë se dëshiron të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij dhe se një ditë vjen koha kur duhet të heqësh dorë nga turnetë.

Këngëtari, pianisti dhe kompozitori anglez ka një karrierë muzikore prej gjysmëshekulli, gjatë të cilës ka shitur më shumë se 300 milionë kopje albumesh duke u bërë njëri prej muzikantëve më të suksesshëm në botë.

(Foto: Getty Images)

Mbi 50 këngë të tij kanë kryesuar top-listat kryesore, ndërsa shtatë albume radhazi kanë qenë më të shiturit në SHBA, ndërsa nëntë këngë kanë zënë vendin e parë në top-listat e Billboard.

Për 31 vite radhazi (1970–2000), ai ka pasur së paku një këngë në top-listën ‘Billboard Hot 100’. /Telegrafi/