Telegrafi

Elton John rikthehet në skenë pas luftës me sëmundjen vdekjeprurëse (Video)

Elton John është rikthyer në skenë pas betejës së madhe që pati me sëmundjen që përmbante baktere vdekjeprurëse.

Ai performoi në skenë mbrëmjen e së mërkurës duke dhënë një shfaqje energjike.

Këngëtari 70-vjeçar ishte në Birmingham dhe dukej shumë mirë teksa argëtonte fansat e tij në Genting Arena, e cila ishte e mbushur plot.

Para disa kohësh, ai u përball me një sëmundje bakteriale, të cilat ishin potencialisht vdekjeprurëse por duket se Elton ka arritur të shpëtojë pa pasur dëmtime serioze.

I veshur me një kostum me ngjyra, Elton performoi në piano disa nga hitet më të mira. /Telegrafi/