Elton John është rikthyer në skenë pas betejës së madhe që pati me sëmundjen që përmbante baktere vdekjeprurëse.
Ai performoi në skenë mbrëmjen e së mërkurës duke dhënë një shfaqje energjike.
Këngëtari 70-vjeçar ishte në Birmingham dhe dukej shumë mirë teksa argëtonte fansat e tij në Genting Arena, e cila ishte e mbushur plot.
Para disa kohësh, ai u përball me një sëmundje bakteriale, të cilat ishin potencialisht vdekjeprurëse por duket se Elton ka arritur të shpëtojë pa pasur dëmtime serioze.
I veshur me një kostum me ngjyra, Elton performoi në piano disa nga hitet më të mira. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BZOgocQyld0