Elton John u ka thënë miliona fansave në fundjavë se do të mbeten “mendjen, zemrën dhe shpirtin” e tij, duke mbyllur turneun lamtumirës maratonë në Stokholm me një nga hitet e tij më të mëdha – “Goodbye Yellow Brick Road”.
76-vjeçari ka fituar pesë çmime Grammy në një karrierë spektakolare që përfshin mbi 50 vjet dhe ka mbajtur rreth 4.600 performanca në mbarë botën.
“Të bëja muzikë për ju ishte forca ime shtytëse dhe ju ishit absolutisht madhështorë”, i tha kantautori turmës në Tele2 Arena të Suedisë.
Ai hapi koncertin me “Bennie and the Jets” dhe vazhdoi të interpretojë shumë hite të tjera, duke përfshirë “Philadelphia Freedom”, “Tiny Dancer”, “Rocket Man” e “Candle in the Wind”.
Elton John says his final tour has come to an end. During his last performance in Stockholm, Sweden, the legendary artist gave his heartfelt thanks to his fans. https://t.co/Ym8vzk4ulA pic.twitter.com/or5qL8dbLz
— CNN (@CNN) July 9, 2023
Menjëherë pas performancës së këngës “Border Song”, të cilën ia kushtoi Aretha Franklin, ai ngriti në këmbë 30 mijë fansa në Tele2 Arena me këngën “I’m Still Standing”.
Elton John i ka bërë një nderim emocional grupit dhe ekipit aktual, disa prej të cilëve kanë qenë në turne me të për shumë vite.
Turneu ‘Farewell Yellow Brick Road filloi në Amerikën e Veriut në vitin 2018, dhe kjo ishte nata e dytë e performancës në Stokholm. Turneu është shtrirë nëpër vende të shumta anekënd botës duke interpretuar për më shumë se gjashtë milionë fansa, ndërsa një nga pikat kryesore ishte koncerti në Glastonbury muajin e kaluar.
Turneu i lamtumirës i Eltonit është një nga turnetë e koncerteve me fitimet më të larta ndonjëherë: revista Billboard raporton se ishte i pari që arriti në 900 milionë dollarë në shitje biletash.
Duke folur për jetën e tij në fund të kësaj finale të madhe, ai i tha turmës se kaloi “52 vite gëzim të pastër duke luajtur muzikë” dhe konfirmoi se nuk do të bënte më kurrë turne, porse mund të bënte performancat më të vogla në të ardhmen. /Telegrafi/