Këngëtari i famshëm britanik, Elton John, e ka ndërprerë koncertin në Zelandë të Re, pasi i ka humbur zëri.
72-vjeçari ishte në mes të koncertit në kuadër të turneut “Yellow Brick Round” kur i ndodhi momenti i padëshiruar, me ç’rast ai filloi të qante.
“E kam humbur zërin. Nuk mund të këndoj. Më duhet të shkoj. Më vjen keq”, ka thënë John që ishte shumë i zhgënjyer.
Publiku e përcolli këngëtarin me duartrokitje dhe brohoritje të mëdha, ndërsa ai me ndihmën e disa asistentëve e lëshoi skenën në Oakland.
Elton e kishte njoftuar publikun më herët se ishte diagnostikuar me pneumoni (inflamacion të mushkërive), mirëpo nuk kishte dashur ta anulojë koncertin. /Telegrafi/
I want to thank everyone who attended the #EltonFarewellTour gig in Auckland tonight.
I was diagnosed with walking pneumonia earlier today, but I was determined to give you the best show humanly possible. pic.twitter.com/5hBSJNqWl1
— Elton John (@eltonofficial) February 16, 2020
https://twitter.com/Tim_McCready/status/1228957400113111040
Elton in tears, his voice has gone. Leaving the stage after 1 hr 50 mins to a standing ovation… #EltonFarewellTour #EltonJohn pic.twitter.com/YLzEecP5vW
— OneHandedBaker (@OneHandedBaker) February 16, 2020