Site icon Telegrafi

Elton John kundër Sulltanit të Bruneit: Bojkotoni çdo gjë të personit që përkrah vrasjet e homoseksualëve

Elton John (Foto by Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Muzikant britanik, Elton ka John mbështetur apelin për bojkot të disa hoteleve në SHBA dhe Evropë që lidhen me Sulltanin e Bruneit, i cili njoftoi në prill se së shpejti do të hyjë në fuqi ligji për dënimin me vdekje të homoseksualëve.

John, i cili u martua në vitin 2014 me partnerin David Furnish, mbështeti nismën e George Clooneyt dhe vlerësoi faktin se aktori mori një qëndrim kundër diskriminimit të homoseksualëve në Brunei.

Aktori hollivudian së fundmi pyeti “nëse duhet ndihmuar financiarisht një vend që përkrah vrasjen e qytetarëve të pafajshëm”, duke deklaruar se ne nuk duhet mbështetur “regjimet vrasëse”, si dhe bankat e tyre, institucionet dhe financuesit që bëjnë biznes me ata.

Sultan Hassanal Bolkiah ka fuqi absolute në Brunei dhe hotelet e përmendura janë pronë e Agjencisë për investime dhe vende në Azinë Juglindore.

Clooney ka bërë thirrje për bojkotimin e hotelit “The Dorhester” dhe “Coworth Par” në Mbretërinë e Bashkuar, “Beverly Hills” dhe “Bel Air” në Los Angeles, si dhe dy hotele në Paris dhe nga një në Romë dhe Milano. /Telegrafi/

Exit mobile version