Telegrafi

Elton John heq dorë nga përdorimi i Twitter për shkak të politikave të Elon Musk

Elton John është bërë personazhi i fundit i famshëm që thotë se po largohen nga Twitter, pas marrjes së platformës së mediave sociale nga Elon Musk.

Ylli 75-vjeçar njoftoi largimin e tij nga platforma e mediave sociale të premten, duke e bërë një postim për 1.1 milionë ndjekësit e tij në Twitter:

“Gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të përdor muzikën për të bashkuar njerëzit. Megjithatë, më trishton kur shoh sesi keqinformimi po përdoret tani për të ndarë botën tonë. Kam vendosur të mos përdor më Twitter, duke pasur parasysh ndryshimin e tyre të fundit në politikë që do të lejojë që dezinformata të lulëzojë pa kontroll”, ka thënë ylli i muzikës.

Foto: Getty Images

Musk, i cili vazhdimisht kishte vënë në dyshim angazhimin e Twitter për lirinë e fjalës, ka bërë një sërë ndryshimesh të diskutueshme në platformë që kur e bleu atë për 44 miliardë dollarë në tetor.

CEO i Tesla u përball me një reagim të ashpër pasi filloi pushimet masive nga puna, duke rivendosur llogaritë e figurave të diskutueshme, përfshirë ish-presidentin Donald Trump , dhe duke rikthyer një politikë të dezinformimit COVID-19.

Foto: Getty Images

Largimi i John vjen mes shqetësimeve për një rritje të gjuhës së urrejtjes në Twitter.

Ish-frontmeni i grupit White Stripes, Jack White tha muajin e kaluar se ai po hiqte ‘label’-in platforma, duke shkruar në një postim në Instagram se vendimi i Musk për të rivendosur llogarinë e ish-presidentit Donald Trump ishte pika e fundit.

Bashkëprezantuesja e “The View”, Whoopi Goldberg, njoftoi se kishte “mbaruar punë me Twitter”, pasi renditi të gjitha njoftimet e diskutueshme që Musk ka bërë. /Telegrafi/