Site icon Telegrafi

Elton John dhuron një milion dollarë për të prekurit nga zjarret në Australi

Kantautori i njohur britanik, Elton John, ka ndërprerë koncertin e tij në Sidnei, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për punën e shërbimit zjarrfikës në Australi dhe në mbështetje të njerëzve të prekur nga kjo fatkeqësi.

“Kjo është një fatkeqësi apokaliptike dhe të gjithë duhet të jemi mirënjohës për punën që po bëjnë zjarrfikësit. Ka njerëz atje që kanë humbur jetën duke u përpjekur të shpëtojnë shtëpitë, kanë humbur jetën e tyre dhe shtëpitë e tyre”.

“Është një situatë e vështirë edhe për kafshët. Jam shumë zemërthyer për humbjen e habitatit të tyre. Prandaj, sonte unë do të premtoj një milion dollarë për të mbështetur të prekurit”.

Një shtëpi e djegur në New South Wales (Foto: GettyImages/Guliver)

Ky donacion i John vjen pas kontributit që kanë dhënë figurat tjera të profilit të lartë, të cilët ndihmuan Australinë pas dëmeve nga zjarret.

Lexo po ashtu Pink dhuron 500 mijë dollarë për viktimat e zjarrit në Australi

Kështu, Pink dhuroi 500,000 dollarë, Kylie Minogue premtoi të njëjtën shumë, ndërsa komediani australian, Celeste Barber ka mbledhur më shumë se 27 milionë dollarë për Shërbimin e Zjarrit Rural të NSW.

Elton John (Foto: Getty Images/Guliver)

Ndërsa, që prej fillimit të sezonit të zjarrit 2019, në të gjithë vendin janë vrarë 26 persona dhe janë djegur mijëra shtëpi.

Gjithashtu, rreth 800 milionë kafshë kanë ngordhur nga tymi dhe zjarri i madh në Australi. /Telegrafi/

Exit mobile version