Site icon Telegrafi

Elton Deda lufton për të drejtat e autorit në Shqipëri, Rovena Dilo dëgjon me vëmendje (Foto/Video)

Këngëtari i njohur i muzikës rock Elton Deda së fundmi ka qenë pjesë e Konferencës për të drejtat e autorit, e  cila është mbajtur sot (e enjte) në “Tirana Internacional Hotel”.

Ai ka shfrytëzuar rastin për të folur rreth keqpërdorimeve që bëhen me të drejtat e autorit, duke cekur se një ligj i tillë që i mbron këto të drejta, ende nuk është miratuar plotësisht.

Në sallën ku është mbajtur kjo konferencë, e pranishme ka qenë edhe këngëtarja Rovena Dilo, e cila në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ka publikuar disa video ku shihet duke dëgjuar me vëmendje kolegun e saj.

“Shumë probleme ky vend, këtë herë po mundohemi të funksionojmë, ndërgjegjësim” shkruan Rovena.

Artistët në fjalë ndonëse nuk kanë shumë prurje në muzikë gjatë vitit, prapë se prapë po përpiqen në maksimum që e drejta e autorit të respektohet edhe në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version