Shqipëria pësoi humbje të papritur kundër Skocisë dhe solli shumë reagime të personaliteteve të ndryshme.
Pos, rezultatit zhgënjyes prej 4-0, Elton Deda ka kritikuar edhe krijuesit e këngës së National League.
Në fakt, këngën e tyre e cilësuar si një ‘infeksion rural’, por që ka zgjedhur të mos i apostrofoj dyshen e skenës muzikore shqiptare.
Deda sqaron se melodia e këngës është e punuar shumë keq, ndaj duket sikur melodia e Nation League është e përzierë me tingujt e lahutës.
“Mbas humbjes me whiskey/pirësit, dy gjëra më qetësojnë. Njëra veshët dhe tjetra sedrën. E para, që nuk do e dëgjoj më temën e muzikës së Nation League përzierë me një motiv lahute të edituar në Melodinë që për hir të së vërtetës ishte i keq bërë nga kushdo që e ka marrë përsipër”, shkroi fillimisht ai.
“E dyta, nuk do kem më brerje ndërgjegje për fjalët që më flisnin shokët e mi për një “komplot” lojtarësh për Pannucin. Aq e ke takatin. S’ka pse mërzitesh. Ahh se harrova, dëgjoni J.S.Bach se ju shëron veshët nga infeksionet rurale”, shkruan Elton Deda.
Ndryshe, Shqipëria gjatë ditës së sotme do të takohet në një takim miqësor me kombëtaren e Uellsit. /Telegrafi/