Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Telekom Maqedonia, Andreas Elsner, ka konfirmuar se Telekomi ka patur takime me Prokurorinë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, ai ka theksuar se janë duke bërë gjithçka që është në duar të tyre për të rritur bashkëpunimin me këtë prokurori. Elsner shtoi se bashkëpunimi ka filluar në fillim të këtij viti dhe se do të vazhdojë edhe më tutje në të njejtin drejtim./Telegrafi/