Site icon Telegrafi

Elshani: Treguam karakter të fortë ndaj Dritës

Elshani dje ishte protagonist i fitores së kuqezinjve të Skenderajt kundër Dritës (3-0), duke shënuar dygolësh.
Ish sulmuesi i Feronikelit, i ka thënë KosovaPress-it se fitorja kundër gjilanasve nuk ka qenë aspak e lehtë. Ai thotë se skuadra e tij në duel me Dritën tregoi karakter të fortë.

“Sigurisht se nuk është lehtë për ne të luajmë në këso kushte, ku mungon cilësia e lojës për shkak të terreneve të vështira, por mendoj se ne në duel Dritën, ne treguam karakter të fortë përballë një skuadre të fortë si Drita”, ka thënë Elshani.

“Personalisht jam i kënaqur me formën që po tregoi për faktin se golat e mia pothuaj se janë vendimtare dhe kjo gjë më bën të ndihem rehat. Golat me motivojnë të punojë edhe më shumë në mënyrë që të shkojë edhe më larg”, tha ai.

Elshani ka folur edhe për ambiciet e Drenicës. Sipas tij, drenicasit synojnë që këtë sezon të garave ta mbyllin në pozitën e dytë.

“Mendoj se gara për titull për ne ka përfunduar, është e hapur beteja për pozitën e dytë dhe të tretë. Ne do të ishim të kënaqur nëse do ta mbyllim sezonin në vendin e dytë”, ka pohuar Elshani.

Ai mendon se Drenica ka bërë një sezon mjaft të mirë të garave, e që sipas tij, tashmë Drenica është një skuadër e denjë për elitën e futbollit tonë. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version