Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Rrahim Elshani ka thënë se në balotazh në këtë komunë do të shkojë Partia Demokratike e Kosovës dhe ai si kandidat i pavarur.
Elshani i ftuar në emisionin “ Kontakt”, në Tribuna Channel, ka thënë se nuk i frikësohet asnjërit nga kandidatët në garën për të parin e komunës së Drenasit.
Ai u ka thënë atyre të “shtrëngohen” në kuptimin se do ti mund të gjithë në këtë garë.
Elshani ka premtuar se paraja e qytetarëve të Drenasit nuk do të keqpërdoret dhe se do të jetë pranë tyre në hallet e problemet që do ti kenë. Ai ka thënë se ka shumë përkrahje të rinisë në Drenas.