Një “pykë”, sulmues cilësor, i kërkuar nga trajneri Agostineli, ende mungon te “demat e kuq”. Po ashtu, një nga prurjet e konsideruara mjaft cilësore në janar, Qemal Elshani, ka “firuar” shumë shpejt. Ai nuk është më pjesë e 15 herë kampionëve të Shqipërisë, duke u rikthyer andej nga erdhi, raporton telesport.
Nuk merret vesh se përse ka ndodhur kjo, por me gjasë lojtarë ka parë konkurrencën e madhe në mesfushën e kuqe, ka kuptuar se do të qëndronte në stol, ndaj kjo situatë nuk i ka shkuar për shtat.
“Klubi saktëson se Qemail Elshani nuk do të jetë më në përbërje të skuadrës. Mesfushori 24-vjeçar, i mbërritur nga ekipi i Ferronikelit te të kuqtë, përgjatë ditëve të para të janarit, ka vendosur të rikthehet në Kosovë,” – njofton Partizani në faqen e vet zyrtare në Facebook.