Qytetarët e Drenasit, nga 4 dhjetori mund të kenë një kryetar të ri. Për këtë post hyn në garë tetë kandidatë. Mirëpo, Naim Bazaj e Rrahim Elshani, anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, që kandiduan si të pavarur, u bënë pishmanë.
Këtë vendim Elshani thotë se e mori për të mos shkaktuar përçarje në parti, por mohon se i është bërë presion.
Ky madje kishte kërkuar që të hiqej edhe nga lista e kandidateve. Por, kjo gjë u refuzua nga paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtesa, që kërkesën e tij e cilësoi se të vonuar.
Në këso situate ani pse do të jetë në listën e votimeve, ky tani përkrah kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovcin.
Këtë tërheqje nga gara të kandidateve në fjalë, Jakup Krasniqi nga Nisma që përkrah kandidatin Isa Xhemajlajn, e sheh si pazar politik. /Klan Kosova/