Lajmin për ORAinfo e ka konfirmuar Granit Koci, ndërmjetës i këtij transferimi.
"Mund t’ju konfirmoj se Qemail Elshani ka arritur marrëveshje 6 mujore me skuadrën e Drenicës. Jemi të kënaqur me seriozitetin e treguar gjatë bisedimeve dhe vendosmërinë e drejtuesve të Drenicës për arritjen e marrëveshjes”.
“Elshani të hënën do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Po ashtu me pëlqimin e kryesisë ai do të udhëtojë për prova jashtë vendit nga data 25 e muajit korrik. Nëse lojtari nuk mbetet ne ndonjë klub jashtë vendit, për Kosovë do të luaj vetëm në Drenicë për gjashtë muajt e ardhshëm", ka thënë Koci.
Elshani për dy vjet ka qenë lojtari kryesor i Ferronikelit për inkuadrim në Superligë nga Liga e Parë. Ai po ashtu edhe në Superligë ka pasur paraqitje dinjitoze. /Telegrafi/