Telegrafi

Elseid Hysaj: Strakosha dhe Reina janë të dy portierë të mirë

Mbrojtësi shqiptar i Lazios, Elseid Hysaj ka thënë se ‘nuk ka dallim’ mes lojës me Thomas Strakoshën apo Pepe Reina, pasi sipas tij të dy janë portierë cilësorë.

Biancocelestët përgatiten të enjten për ndeshjen e tyre në Olimpico ndaj gjigantit turk Galatasaray në kuadër të Ligës së Evropës.

Lazio është tashmë në fazën tjetër me tetë pikë nga pesë ndeshje, pasi ka një diferencë prej katër pikësh me Marseillen në vendin e tretë.

Hysaj beson se Aquile janë duke treguar shenja përmirësimi në javët e fundit, por theksoi se duhet kohë për t’u përshtatur me trajnerin e ri.

“Jemi përmirësuar shumë. Ne shënojmë gola, duhet të mësojmë të mos pësojmë”, ka thënë fillimisht Hysaj në konferencë për shtyp.

“Duhet kohë për të përthithur të gjitha kërkesat nga trajneri. Nëse doni të luani me një linjë të lartë në mesfushë, nuk mund të humbisni asgjë”.

“Ka ndeshje në të cilat jemi të sigurt, të tjera në të cilat pranojmë katër gola. Nuk është mirë. Duhet të jemi më të ngushtë dhe të komunikojmë më shumë”.

Mbrojtësi shqiptar u pyet nëse ndryshon diçka kur në portë luan Strakosha apo Pepe Reina, por ish-lojtari i Napolit theksoi se të dy janë portierë cilësorë.

“Nuk ka dallim, ata janë dy portierë të fortë. Njëri ka më shumë përvojë, tjetri ende duhet të rritet”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. /Telegrafi/