Site icon Telegrafi

Elseid Hysaj flet për transferimin e Milot Rashicës te Napoli

Milot Rashica mund të ndryshojë ambient këtë verë. 20-vjeçari ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm në Holandë me Vittese, ndërsa ngjalli interesin e shumë skuadrave të mëdha europiane.

Napoli ishte mes këtyre skuadrave dhe kapiteni më i ri në historinë e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, mirëpret lajmin për interesimin e skuadrës së tij dhe uron që transferimi të ndodh sa më shpejtë.

“Do të më bëhej qejfi nëse do të realizohet sepse Rashica do të ketë një të ardhme të ndritur vetëm duhet të mbajë kokën poshtë”, tha Hysaj për Top Channel.

Kalimi i Rashicës në Serie A ende nuk është zyrtarizuar, por mediat italiane shkruajnë se Napoli ka ofruar 10 milionë euro.

Exit mobile version