Telegrafi

Elseid Hysaj flet pas golit të parë me Napolin, ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës dhe largimin e mundshëm

Esleid Hysaj (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Elseid Hysaj ka paralajmëruar bashkëlojtarët duke thënë se Barcelona luan të njëjtin lloj futbolli si Sassuolo, kështu që Napoli nuk mund të marr të njëjtat rreziqe që pa katër gola të palejuar.

Mbrojtësi shqiptar dhe mesfushori brazilian Allan shënuan në fitoren 2-0, por Sassuolos iu anuluan katër gola nga VAR-i pasi u cilësuan si pozita jashtë loje.

Pas fitores së Napolit ka folur ylli shqiptar Hysaj, i cili e ka lidhur këtë takim me ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur me golin tim të parë, veçanërisht me veshjen e fanellës së Napolit. Nuk kishte tifozë, por mua më pëlqeu gjithsesi! Unë ia kushtoj këtë gol familjes time dhe shpresoj se do të ketë më shumë gola në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Hysaj për DAZN.

Festa e Hysajt me Lorenzo Insignen dhe Giovanni Di Lorenzon (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images)

“Ne bëmë edhe gabime, për fat të mirë VAR-i ishte aty për të treguar se ata ishin jashtë loje dhe nuk duhej të llogariteshin, por me të vërtetë duhet të përmirësohemi dhe të mos ndërmarrim kaq shumë rreziqe”.

“Barcelona luan të njëjtin lloj futbolli si Sassuolo, por padyshim me shumë më tepër cilësi, kështu që ne duhet të jemi edhe më të kujdesshëm në detajet kur ndeshemi me ata në Ligën e Kampionëve”.

Hysaj është lidhur vazhdimisht me një largim nga Napoli këtë verë, por ideja e tij nuk është largimi nga San Paolo.

“Jam shumë e lumtur në Napoli, kjo është shtëpia ime dhe do ta shijoj deri në momentin e fundit, pavarësisht nëse ka një rinovim apo jo”.

“Ne do të flasim me klubin në fund të sezonit, sepse ka ndeshje të rëndësishme për t’u përqendruar në radhë të parë”, përfundoi shqiptari. /Telegrafi/