Telegrafi

Elsa Lila nuk merr pjesë në Eurovision, Adrola Dushi: Ah moj Shqipëri e mjera Shqipëri

Mbrëmë (e premte) u mbajt finalja e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në RTSh.

Elsa Lila me këngën “Evita” fitoi çmimin e parë të jurisë, ndërsa Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën “Duje” vendin e dytë, teksa atë të tretë e zuri 2Farm me “Atomike”.

Megjithatë, është Albina dhe familja e saj që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovisionin e vitit të ardhshëm pasi dolën fitues nga votat e publikut.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Pas këtij vendimi kishte edhe perj atyre që u ndan të pakënaqur, në mesin e tyre edhe modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi.

Dushi e ka quajtur dëshpërim faktin që Elsa nuk do ta përfaqësojë Shqiëprinë në festivalin evropian përkundër që zuri vendin e parë të jurisë.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

“Ah moj shyqpni e mjera shqypni”, ka shkruar Adrola në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, theksojmë që Eurovision 2023 mbahet në Liverpool përkundër që Ukraina u shpall fituese e këtij viti. /Telegrafi/