Telegrafi

Elsa Lila emocionon me performancën në natën e dytë të Festivalit të RTSh-së

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja shqiptare, Elsa Lila, ka marrë pjesë sërish në Festivalin e Këngës në RTSh.

Ajo u rikthye këtë vit me projektin muzikor të titulluar “Mars”, pas atij të vitit të kaluar që e quajti “Evita” – me emrin e së bijës.

Ndonëse, vitin e kaluar, ylli i famshëm u rikthye në Festival pas 25 vitesh dhe u vlerësua me pikët maksimale nga juria.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta bëri një interpretim të ndjerë dhe me plot emocion në mbrëmjen e dytë të Festivalit.

Lexo po ashtu “Mbinatyrale” - Big Basta dhe Vesa Luma me interpretim të shkëlqyer në natën e dytë të Festivalit të Këngës në RTSh

Kompozitor I këtij projekti është vet këngëtarja me orkestrim nga Enrico Melozzi.

Foto: Screenshot/YouTube

Elsa shquhet për vokalin dhe për paraqitjet e veçantë, e rrallë siç di të jetë vetëm ajo.

Edhe këtë vit, kantautorja synon sërish vendin e parë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2024. /Telegrafi/