Site icon Telegrafi

“Elpida Karamanli”, shkolla ku shiu bie mbi kokat e nxënësve (Foto)

Këshilli i prindërve pranë shkollës fillore “Elpida Karamanli”, në Manastir njofton se shkolla është shkatërruar para syve të nxënësve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo shkollë është në kushte të tmerrshme, gjendje katastrofale e sallës për sport, parketi është i dëmtuar tërësisht, ndërsa nga kulmi kur bie shi ai rrjedh mbi kokat e nxënësve. Në klasa nuk ka energji elektrike, në mënyrë që nxënësit e ndrimit të dytë të mund të mbajnë mësim”, deklaruan nga këshilli i prindërve.

Në disa fotografi mund të shihet se edhe toaletet janë në gjendje katastrofale. Nxënësit thonë se nuk kanë as sapun për larjen e duarve, ndërsa prindërit shpesh herë janë ankuar se tek fëmijët e tyre janë paraqitur alergji të ndryshme.

Në këtë shkollë mësim ndjekin  670 nxënës, prindërit ankohen se përderisa mbi kokat e fëmijëve të tyre bie shi drejtoresha e shkollës, zyrën e saj e ka renovuar dy herë./Telegrafi/

Exit mobile version