Alannah MacTiernan, anëtare federale e Perth-it, i ka kushtuar një analizë Maqedonisë, duke vlerësuar se vendi është duke tentuar që të modernizojë popullsinë shumëetnike dhe të krijojë vende pune, njofton Telegrafi maqedoni.
Ajo bën thirrje që Australia ta njeh Maqedoninë me emrin kushtetues, duke shtuar se shtetasit e Maqedonisë janë ndër vizitorët më të mëdhenj të Greqisë, vendi që konteston emrin e shtetit fqinj të veriut.
MacTiernan përmend kundërshtimin e fuqishëm të Greqisë ndaj emrit të Maqedonisë, pa lënë anash VETO-në e saj për në BE dhe në NATO në këto 20 vitet e fundit. Australianja thur eloxhe për kryetarin Ivanov dhe disa politikanë të Maqedonisë, duke i konsideruar si të mençur, të edukuar.
Për habi, Mactiernan thotë se Greqia dhe Serbia shtypën një tentim të ndarjes së Maqedonisë. Nga analiza e saj, mund të vërehet se nuk është e informuar mirë me situatën faktike në Maqedoni, apo është e keqinformuar. Shkrimi i saj duket më tepër si një shkrim i porositur dhe që i shkon në mbështetje ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Përfaqësuesja federale nuk përmend aspak aferën e përgjimeve, burgosjet politike, trysninë ndaj mediave, deficitin e lartë buxhetor, etj. Ajo insiston që vendi të njihet me emrin kushtetues. Shkrimin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/