Telegrafi

Elon Musk zbulon projektin e tij të fundit – një tunel i cili pritet të bëjë revolucion në transportin urban! (Video)

Elon Musk i entuziazmuar kishte thënë se nuk ishte një hapje e një tuneli të zakonshëm, por diçka epike dhe “tepër e thellë”. Por skeptikët pyetën veten bëhej fjalë për një spektakël për vetëm një tunel të zakonshëm.

Por më në fund, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është prezantuar pamja e parë se si do të duket projekti i fundit i vizionarit Musk.

Një tunel nëntokësor që premton të revolucionojë transportin në qytetet e shekullit 21.

Por për premtimet e tij, Musk, nuk dukej krejtësisht i sigurt.

“Ne jemi padyshim në fazat e hershme këtu”, u ka thënë ai gazetarëve. “Ky është një prototip. Ne po punojmë në këtë drejtim”.

Sipas mediave, bëhet fjalë për një tunel të gjatë rreth 3,2 kilometra me një diametër 3,66 metra dhe përdoruesit supozohet të lëvizin me shpejtësi deri në 241 km/orë.

Gjithashtu thuhet se objektivi është të krijohet një rrjet nëntokësor, i zhvilluar në shumë nivele, duke i dhënë mundësinë më shumë se 4000 mjeteve të lëvizin në orë. /Telegrafi/