Elon Musk mund të ketë ndërmarrë një hap shtesë për t’i mbajtur udhëtimet e tij me aeroplan privat “larg publikut”.
Aeroplani i tij Gulfstream, i regjistruar përmes një LLC që ai zotëron, mund të shihej duke u ulur të mërkurën në mbrëmje në Austin përmes një gjurmuesi në internet, ADS-B Exchange.
Por të enjten aeroplani nuk ishte i disponueshëm për t’u parë, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.
Miliarderi dhe pronari i ri i Twitter-it ka të ngjarë të ketë zgjedhur një program të ofruar nga Shoqata Federale e Aviacionit të quajtur “Limiting Aircraft Data Displayed”, ose LADD, që parandalon gjurmimin e shumë prej “shtigjeve” të tij të fluturimit të disponueshëm më parë.
Qytetet ku zbarkon aeroplani privat i Musk kanë qenë prej vitesh “të hapur për shikim publik” përmes faqeve që marrin dhe gjurmojnë të dhënat e fluturimit që janë të mandatuara për t’u transmetuar nga FAA.
Në fillim të kësaj jave, Musk pezulloi një llogari në Twitter të një studenti 20-vjeçar, Jack Sweeney, i cili krijoi një mjet që postonte automatikisht fluturimet që miliarderi bënte në aeroplanin e tij.
Musk gjithashtu pezulloi llogarinë personale të Sweeney në Twitter dhe tani po kërcënon me “veprim ligjor” kundër tij.
Ai tha se qytetet ku u ul aeroplani i tij duke u vënë në dispozicion në Twitter kërcënuan sigurinë e familjes së tij. /Telegrafi/