A keni marrë ndonjëherë e-mail nga shefi i juaj në orën 1 të mëngjesit?
Kjo është koha kur shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, iu dërgoi një njoftim punëtorëve të kompanisë Tesla.
Pas prezantimit të arritjeve të kompanisë, Musk njoftoi se do të ketë shkurtime të vendeve të punës për 7 për qind.
Ai argumenton se këto shkurtime janë të nevojshme për të ndihmuar kompaninë të përballojë gjendjen me të cilën po ballafaqohet. Musk pranon se ndërtimi i makinave, baterive dhe paneleve diellore me kosto konkurruese janë ende shumë të shtrenjta për shumicën e njerëzve, përcjell Telegrafi.
“E gjithë kjo punë e vështirë është e vlefshme”, thotë Musk.
“Është e pamundur të zhvillojë dhe krijojë teknologji të reja të cilat shiten me çmimet e makinave konvencionale”, shtoi ai, duke argumentuar kostoja e ndërtimit të makinave Model 3 ende mbetet e lartë.
Prodhuesi amerikan i makinave elektrike, aktualisht ka mbi 45 mijë të punësuar, ku 3 mijë prej tyre do të largohen. /Telegrafi/