Site icon Telegrafi

Elon Musk u bën thirrje njerëzve të bëjnë fëmijë: Nuk duhet të jetë ‘ndëshkim financiar’

Elon Musk thotë se njerëzit duhet stimuluar të bëjnë fëmijë për të nxitur rritjen e popullsisë në mbarë botën.

Miliarderi, baba i 11 fëmijëve, sugjeron se një rënie e lindjeve do të çojë njerëzimin në harresë, transmeton Telegrafi.

“Lindja e fëmijëve duhet të stimulohet, dhe jo të jetë një ndëshkim financiar siç është në shumicën e vendeve!”, shkroi Musk në X (ish-Twitter).

“Ne duhet të krijojmë gjeneratën e ardhshme të njerëzve, ose të kalojmë në harresë”, shtoi ai.

Deklarata erdhi si përgjigje ndaj Presidentes së Hungarisë, Katalin Novak, që postoi një sondazh në faqe ku pyeti ‘a duhet që njerëzit me fëmijë jenë në disavantazh financiar në krahasim me ata pa fëmijë?’

“Në Hungari, ne do të donim që njerëzit me fëmijë të kishin një avantazh financiar”, shtoi Novak.

Kjo vjen pasi Hungaria kohët e fundit njoftoi një sërë politikash pro-nataliste, duke përfshirë përjashtime nga taksat për gratë me më shumë se katër fëmijë, t’u fshihet kredia nëse çiftet kanë tre ose më shumë fëmijë etj. /Telegrafi/

Exit mobile version