Miliarderi Elon Musk tha të premten se do ta mbështeste Ron DeSantis në vitin 2024 nëse guvernatori i Floridës, i cili kohët e fundit fitoi mandatin e dytë, do të kandidonte për President.
DeSantis në fillim të këtij muaji mundi kundërshtarin demokrat Charlie Crist me gati 20 pikë përqindjeje për t’u rizgjedhur si guvernator i Floridës dhe u cilësuasi ylli kryesor në rritje i Partisë Republikane, transmeton Telegrafi.
Ekspertët politikë kanë dhënë nota të larta për DeSantis, i cili shihet si një sfidues i mundshëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump në fushën e kandidatëve republikanë presidencialë për vitin 2024. Trump njoftoi 10 ditë më parë se do të kandidonte sërish për zgjedhje në vitin 2024.
“Preferenca ime për presidencën e vitit 2024 është dikush i ndjeshëm dhe i qendrës. Unë kisha shpresuar se ky do të ishte rasti për administratën Biden, por deri më tani kam qenë i zhgënjyer”, shkroi Musk në Twitter.
Kur u pyet nëse do ta mbështeste DeSantis në vitin 2024, Musk bëri reply në një postim në Twitter ku tha “po”.
“Si kujtim, unë isha një mbështetës i rëndësishëm i presidencës Obama-Biden dhe (me ngurrim) votova për Biden në vend të Trump”, tha pronari i Twitter.
Musk kishte thënë më parë në qershor se po prirej të mbështeste DeSantis për president në vitin 2024 dhe shtoi se guvernatori i Floridës do ta mposhtte lehtësisht Biden në zgjedhje. /Telegrafi/