Site icon Telegrafi

Elon Musk thotë se njerëzit mbi moshën 70-vjeçare nuk duhet të kandidojnë për poste politike

Themeluesi i Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk, beson se 70-vjeçarët janë shumë të vjetër për të kandiduar për poste të larta.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në atë mund të jetë një ‘sulm’ ndaj presidentit amerikan Joe Biden, ose ndaj ish-presidentit Donald Trump, Musk tha se duhet të vijë një moment kur të ketë mbaruar koha për pozita për një politikan.

“Le të vendosim një kufi moshe dhe pasi të arrihet ky limit nuk do të mund të kandidoni për poste politike, ndoshta një numër pak më pak se 70..”, tha ai në një postim në Twitter, derisa deri në mëngjesin e së enjten ishte pëlqyer më shumë se 76 mijë herë.

Musk nuk specifikoi nëse ai po i referohej presidentëve të SHBA-së, të cilët mund të kandidojnë nga mosha 35-vjeçare por jo më poshtë, derisa nuk ka limit nga mosha 35 vjeç e lart.

Megjithatë, mesazhi i tij i fundit vjen mes pikëpyetjeve mbi përshtatshmërinë e Biden për detyrën, e cila është shqyrtuar nga komentuesit dhe anketuesit një vit pas presidencës së tij.

Biden është personi më i vjetër që ka shërbyer ndonjëherë si President dhe mbushi 79 vjeç më 20 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version