Site icon Telegrafi

Elon Musk thotë se ka në plan të gjejë dikë ta zëvendësojë atë në pozitën e CEO-s së Twitterit deri në fund të këtij viti

Elon Musk thotë se ka në plan të gjejë dikë tjetër për të marrë detyrën e tij si CEO i Twitter-it deri në fund të vitit 2023.

Musk foli për planet e tij për të gjetur pasuesin e tij në pozitën e shefit ekzekutiv në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai të mërkurën, sipas Bloomberg.

“Më duhet të stabilizoj organizatën dhe thjesht të sigurohem që të jetë në një vend të shëndetshëm financiarisht dhe që harta e produktit të jetë e përcaktuar qartë”, tha Musk përmes një video-telefonatë, transmeton Telegrafi.

“Nuk e di, mendoj se ndoshta drejt fundit të këtij viti duhet të jetë një moment i mirë për të gjetur dikë tjetër për të drejtuar kompaninë”, shtoi Musk.

“Unë mendoj se duhet të jetë në një pozicion të qëndrueshëm rreth, ndoshta, në fund të këtij viti”.

Nuk dihet nëse Musk ka në mendje dikë për postin kryesor në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version