Site icon Telegrafi

Elon Musk themelon një kompaninë të re të inteligjencës artificiale të quajtur X.AI

Elon Musk ka krijuar një kompani të re të dedikuar për inteligjencën artificiale, dhe ajo quhet X.AI, ka raportuar The Wall Street Journal.

Kompania, për të cilën një dosje në Nevada tregon se ishte inkorporuar muajin e kaluar, aktualisht ka Musk si drejtor dhe Jared Birchall, drejtori i zyrës së familjes së Musk, të listuar si sekretar.

Dosja, të cilën e ka marrë gjithashtu The Verge, tregon se Musk e ka inkorporuar biznesin më 9 mars 2023.

Thashethemet rreth krijimit të një kompanie të inteligjencës artificiale nga ana e Musk janë përhapur tash e disa ditë, me një raport nga Business Insider që zbuluan se Musk ka blerë mijëra njësi të procesimit grafik (GPU) për të fuqizuar një produkt gjenerues të inteligjencës artificiale, transmeton Telegrafi.

Financial Times raportoi në mënyrë të ngjashme se Musk planifikoi të krijonte një firmë të inteligjencës artificiale për të konkurruar me OpenAI-në e mbështetur nga Microsoft. Madje, Musk thuhet se ka kërkuar fonde nga investitorët e SpaceX dhe Tesla për të nisur punën në këtë kompani.

Gjatë një interviste në Twitter Spaces, kur u pyet për të gjitha GPU-të që ai bleu, miliarderi nuk përmendi planet e tij për të ndërtuar një kompani të inteligjencës artificiale, duke thënë “duket sikur shumë njerëz po blejnë GPU në këtë pikë”.

Emri i supozuar X.AI përputhet me emrin e markës të X Corp. që ai i ka caktuar që atëherë në Twitter, së bashku me etiketën “X” që ai ka aplikuar në vizionin e tij të një “aplikacioni për gjithçka”. /Telegrafi/

Exit mobile version