Errol Musk ka bërë të ditur se ka marrë një mesazh me tekst nga Elon që i thoshte të “heshte” pasi ai tha se nuk ishte krenar për djalin e tij.
Në një intervistë për Daily Mail Australia, Musk tha se kishte keqkuptuar një pyetje në një intervistë të fundit në radion australiane duke u përgjigjur “jo” kur u pyet nëse ishte krenar për Elon.
“Unë në fakt nuk e vura re pyetjen e saj për të qenë krenar. Vetëm kur dëgjova regjistrimin më pas e kuptova”, citohet të jetë arsyetuar ai, përcjell Telegrafi.
“Nëse pyet ndonjë prind nëse është krenar për djalin e tij, ti je krenar për ta që nga dita kur ka lindur”.
Megjithatë Musk tha se tre vajzat e tij – Alexandra, Asha dhe Tosca – nuk folën me të për ditë të tëra pas komenteve të tij në radion australiane.
“Elon e di që nuk është e vërtetë, kështu që ai kurrë nuk do të mërzitet për këtë. Ai thjesht qesh me këto gjëra”, ka shtuar më tej i moshuari Musk.
Ai i tha Daily Mail se Elon i dërgoi një mesazh pas komenteve të tij ku thuhej: “Babi, shtypi manipulon me ty, kështu që të lutem hesht”.
Pavarësisht suksesit me Tesla dhe SpaceX, Musk tha se djali i tij “nuk ishte aq i lumtur sa do të donte të ishte” sepse ai “ndihet sikur është prapa planit” me kompanitë e tij. /Telegrafi/