Elon Musk do të thyente rregullin e tij të artë nëse do të vazhdonte me komentet e babait të tij dhe do të blinte Liverpoolin.
Të martën, babai i miliarderit, Errol, pretendoi se djali i tij është i interesuar të blejë Reds dhe përmendi se familja ka lidhje me Liverpoolin – me gjyshen e tij nga babai Cora Robinson që thuhet se ka lindur dhe është rritur në qytet.
“Ai do të donte ta blinte Liverpoolin, padyshim”, ka thënë ai në Times Radio. “Çdokush do të dëshironte – po kështu edhe unë”.
“Gjyshja e tij ka lindur në Liverpool dhe ne kemi të afërm në Liverpool dhe kemi pasur fatin të njohim shumë nga Beatles sepse ata u rritën me disa nga familja ime”.
“Pra, ne jemi të lidhur me Liverpoolin”, ka shtuar më tej Errol.
Cora përfundoi duke u shpërngulur në Afrikën e Jugut dhe më vonë u martua me Walter Musk, një rreshter i ushtrisë afrikano-jugore, në vitin 1944.
Musk, pronari i SpaceX dhe Tesla ka një vlerë të madhe neto prej 425.2 miliardë dollarë dhe kështu nuk do ta kishte problem ta blinte gjigantin anglez, por që ai ka një rregull të artë.
Multi-miliarderi ka bërë të ditur se e ka një rregull të pashkruar se nuk do të investonte nga pasuria e tij në futboll. /Telegrafi/