Site icon Telegrafi

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Ndërmarrësi Elon Musk ka bërë të ditur në rrjetet sociale se këtë vit do të paguaj 11 miliardë dollarë, duke u bërë kështu tatimpaguesi më i madh në historinë e SHBA-ve.

Me 244 miliardë dollarë, Musk është njeriu më i pasur në botë në histori të njerëzimit, transmeton Telegrafi.

Pandemia e COVID-19 ka goditur shumë njerëz në mbarë botën – e shumë prej tyre kanë mbetur pa punë, e të hyrat e “qytetarëve të rëndomtë” në rastin më të mirë u janë zvogëluar.

Në SHBA mbi 3,3 milionë janë varfëruar, derisa profiti i disave është rritur dukshëm. Këtë më së miri e dëshmon fakti që në SHBA janë regjistruar 100 miliardë të rinj.

Për shembull, Jeff Bezos, Bill Gates, Larry Ellison, Larry Page dhe Elon Musk, kanë rritur pasurinë e tyre. Pronari i kompanisë që merret me prodhimin e veturave elektrike Tesla, ka bërë të ditur në rrjetet sociale se këtë vit do të paguaj mbi 11 miliardë dollarë taksa.

Me këtë Musk i është përgjigjur kritikave të shumta lidhur me tatimet. Së fundmi këtë çështje trajtoi edhe senatorja Elizabeth Worren, e cila në rrjetin social shkroi se Musk do të duhej të paguaj tatim pasi Times e shpalli personin e vitit.

Musk tha se këtë vit do të paguaj tatim më shumë sesa cilido amerikane tjetër – madje më së shumti në historinë e këtij vendi. Kompania e tij Tesla vlen mbi 1 trilion dollarë, kurse Musk javëve të fundit ka shitur mbi 14 miliardë dollarë aksione të kësaj kompanie. /Telegrafi/

Exit mobile version