Site icon Telegrafi

Elon Musk do të mbajë këtë javë takimin e parë me stafin e Twitter

Elon Musk do të flasë për herë të parë me punonjësit e Twitter të enjten, që kur paraqiti në prill ofertën e tij prej 44 miliardë dollarësh për ta blerë kompaninë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shefi multi-miliarder i Tesla-s pritet të marrë pyetje nga punonjësit e Twitter në takim.

Musk ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga marrëveshja nëse firma dështon t’i sigurojë të dhëna për llogaritë e rreme në platformë.

Ngjarja u njoftua nga shefi ekzekutiv i Twitter, Parag Agrawal në një e-mail drejtuar stafit të hënën.

Agrawal iu tha punonjësve se mund t’i parashtronin pyetje Musk-ut përpara takimit.

Lajmi, i cili u raportua fillimisht nga Business Insider, u konfirmua për BBC nga një zëdhënës i Twitter.

Takimi i përbashkët do të jetë hera a parë që Musk do të flasë drejtpërdrejt me fuqinë punëtore të kompanisë që kur bëri të ditur ofertën për blerjen e Twitter-it. /Telegrafi/

Exit mobile version