Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka thënë se kompania shpreson të fillojë dorëzimin e Cybertruck, (kamionçina e saj elektrike me bateri), në “mesin e vitit të ardhshëm”, gjatë një thirrjeje për investitorët.
Ky është një afat kohor më specifik se sa Musk ka thënë më parë – në thirrjen e fitimeve të tremujorit të fundit, ai tha se kamionçina do të vinte “me shpresë vitin e ardhshëm”, transmeton Telegrafi.
Tesla fillimisht njoftoi kamionçinën në vitin 2019, me synimin për të filluar prodhimin në fund të vitit 2021.
Në gusht të vitit 2021, kompania njoftoi një vonesë deri në vitin 2022 dhe Musk e shtyu këtë parashikim më tej deri “me shpresë” vitin e ardhshëm gjatë thirrjes së fitimeve të kompanisë në tremujorin e katërt në janar.
Ndërkohë, konkurrentët si Ford dhe Rivian kanë lançuar pickup-et e tyre elektrikë, derisa Ford thotë se planifikon të prodhojë 150 mijë automjete të modelit F-150 Lightning në vitin 2023. /Telegrafi/