Telegrafi

Elon Musk tallet me vaksinat

Sipas CEO-s së Teslas, Elon Musk, do të ketë aq shumë vaksinë saqë as nuk dini çfarë të bëni me to.

Në një intervistë me CEO-në e Springer, Mathias Döpfner, shefi i Tesla Elon Musk edhe një herë me humor i komentoi përpjekjet për të marrë një vaksinë funksionuese kundër coronavirusit.

Deri në verë do të keni kaq shumë vaksinë sa nuk dini as çfarë të bëni me to. Në çdo rast, ai nuk e ka ndryshuar mendimin e tij për COVID-19 – as gjatë dhe pas sëmundjes së tij të coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Ai është thelbësisht pozitiv në lidhje me zhvillimin në fushën e vaksinave mARN, të cilat përfshijnë dy nga tre vaksinat që janë miratuar tashmë. Kjo është e ardhmja e mjekësisë.

“Vaksinat mARN janë shumë interesante sepse mund të jenë shërime të mundshme për kancerin. Ju mund të kuroni praktikisht gjithçka me mARN. Ky ësshtë si një program kompjuterik, praktikisht një virus sintetik”, tha Musk.

Mund ta programoni në mënyrë që të bëjë gjithçka që dëshironi. Drejtori i Përgjithshëm i Tesla-s nuk e ka humbur përfundimisht prirjen e tij për të ekzagjeruar: Me vaksina si kjo, mund të shndërrohet në një flutur, si të thuash. /Telegrafi/