Në gati një javë pas blerjes, marrja nën drejtim e Twitter nga Elon Musk ka qenë në titujt kryesorë për pushimet nga puna, shkarkimin e drejtuesve të lartë, tarifën e verifikimit mes shumë të tjerave.
Por personi më i pasur në botë – i cili nën pronësi ka Tesla-n, SpaceX-n dhe firma të tjera të mëdha – është përpjekur të tërheqë vëmendjen ndaj planeve të mëdha që ka për rrjetin e njohur social, shkruajnë mediet e huaja.
Një nga përditësimet më të fundit që ai ka shpërndarë është se tweet-et së shpejti mund të përfshijnë tekst të gjatë, transmeton Telegrafi.
“Twitter së shpejti do të shtojë aftësinë për të bashkangjitur tekst të gjatë në tweet, duke i dhënë fund absurditetit të ‘screenshots-ave’ të ‘bllokut të shënimeve’”, shkroi Elon Musk në një nga postimet e tij, duke shtuar më tej: “Kjo e pasuar nga fitimi i parave nga krijuesi për të gjitha format e përmbajtjes”.
Twitter will soon add ability to attach long-form text to tweets, ending absurdity of notepad screenshots
— Elon Musk (@elonmusk) November 5, 2022
Kjo vjen një ditë pasi ai mbrojti lëvizjen e tij ku ai shkarkoi rreth 50 për qind të stafit në një lëvizje të madhe shkurtimi të stafit, duke theksuar se “për fat të keq, nuk ka zgjidhje” dhe kompania po humb 4 milionë euro (4 milionë dollarë) në ditë.
“Të gjithë të shkarkuarve iu ofruan pagesë për 3 muaj, e që është 50 për qind më shumë sesa kërkohet me ligj”, tha ai. /Telegrafi/