Site icon Telegrafi

Elon Musk reagon pas fotografive që paparacët ia publikuan nga plazhi: Ndoshta duhet të zhvishem më shpesh, të nxjerr gjoksin

Elon Musk është tallur me fotografitë e tij, ku shihet i zhveshur në plazh duke nxjerrë në pah gjoksin e tij ndërsa po shijonte pushimet në një jaht në Mykonos.

Njeriu më i pasur në botë u fotografua duke u dukur shumë i zbehtë në pikë të verës dhe duke shijuar një pije në varkë, në afërsi të ishullit grek të dielën, shkruan DailyMail.

Themeluesi i ‘Space X’, 51 vjeç, po përpiqej të kapte disa rreze për të marrë pak ngjyrë në lëkurën e tij të zbardhur përpara përballjes së tij ligjore me rrjetin social Twitter më vonë sot.

CEO i Teslas, Musk i siguroi investitorët e tij se ai ishte ‘tashmë kthyer në fabrikë’, pasi iu përgjigj një postimi në rrjetet sociale duke e quajtur atë një investitor ‘të zgjuar’.

Një investitor publikoi fillimisht një fotografi të CEO-t të Teslas, duke shkruar: “Dreqin, po unë i moria paratë e mi pas këtij njeriu. Kaq shumë investitorë të tjerë të zgjuar”.

Duke publikuar në Twitter, disa orë përpara se kompania ta çonte atë në gjykatë për të hequr dorë nga blerja e tij prej 44 miliardë dollarësh, Musk u përgjigj duke replikuar në statusin e Teslas: “Haha dreqin, ndoshta duhet të heqë këmishën time më shpesh … të çliroj th*mthën! (pothuajse jam kthyer në fabrikë meqë ra fjala)”.

Në pushime, atij iu bashkua stilistja Sarah Staudinger, 33 vjeçe, themeluese e markës së modës “Staud” dhe bashkëshorti i saj i ri, agjenti i superyllit – dhe frymëzim për Entourage të HBO – Ari Emanuel, 61 vjeç.

Sipërmarrësi ka qenë gjithashtu i lidhur së fundmi me aktoren australiane Natasha Bassett, 27 vjeçe, pasi dyshja u panë duke darkuar së bashku në St. Tropez në jug të Francës në maj dhe ishin ndër të ftuarit në dasmën e Arit dhe Sarës, të drejtuar nga Larry David.

Më vonë sot, Musk do të dalë në gjykatë përpara një gjyqtari që do të dëgjojë kërkesën e Twitterit për të shpejtuar një gjyq në padinë e tyre kundër miliarderit.

Lexo po ashtu Bëhen virale fotografitë e Elon Musk ku shfaqet gjysmë i zhveshur nga pushimet në Mykonos

Musk i ofroi kompanisë 44 milionë dollarë për një blerje, por u tërhoq në minutën e fundit pasi shprehu shqetësimet për numrin e llogarive të rreme dhe robotëve në faqen e rrjeteve sociale.

Ai ende nuk ka paraqitur ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij, dhe në vend të kësaj u përfshi në një grindje në internet me CEO-n aktual të Twitterit, Parag Agrawal.

Themeluesi i Tesla dërgoi një letër në Twitter duke thënë se ai po tërhiqej nga marrëveshja e diskutueshme që bëri në prill për të blerë platformën për 54.20 dollarë për aksion, ose 44 miliardë dollarë në total.

Twitter tani ka kërkuar një provë katër-ditore në shtator, në një përpjekje për të detyruar Muskin të vazhdojë me ofertën e tij origjinale.

Avokatët e firmës thonë se u duhen vetëm katër ditë për të provuar se ai duhet të detyrohet të respektojë marrëveshjen e tij.

Ata shpresojnë se gjyqi pa juri mund të nisë më 19 shtator, por ekspertët ligjorë kanë parashikuar se rasti do të marrë dy javë për t’u gjykuar.

Javën e kaluar, Musk tha se po përfundonte marrëveshjen e blerjes për shkak të shqetësimeve rreth robotëve dhe llogarive të rreme.

Padia e ngritur të martën citon postimin në Twitter të 16 majit të Musk, ndër të tjera, si dëshmi se ai përçmoi publikisht Twitterin, duke shkelur marrëveshjen e bashkimit, përpara se të tërhiqej tërësisht nga marrëveshja. /Telegrafi/

Exit mobile version