Site icon Telegrafi

Elon Musk pyet ndjekësit e tij në Twitter, nëse duhet t’i shet 10 për qind të aksioneve në Tesla – ata i përgjigjen me “po”

Elon Musk ka pyetur ndjekësit e tij në rrjetin social Twitter, nëse duhet të shet 10 për qind të aksioneve në Tesla, pasi që 57.9 për qind nga 3.5 milionë, e kanë porositur që të shet aksionet.

“Kam qenë i gatshëm ta pranojë rezultatin çfarëdo që do të ishte”, ka thënë Musk që vazhdimisht përdor rrjetin social për deklarata të papritura dhe komente të çuditshme.

Megjithatë nuk ka precizuar nëse do të shes aksionet e tij dhe nëse po, si do ta bënte këtë, transmeton Telegrafi.

Njeriu më i pasur në botë më herët kishte kritikuar ligjin e ri për tatimin të iniciuar nga Demokratët, dhe që do të prekte drejtpërdrejtë miliarderët në SHBA.

“Kur mbesin pa paratë e tjerëve, vijnë tek ju”, ka shkruar Musk në Twitter. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version