Drejtori i Përgjithshëm i Tesla, Elon Musk po proteston kundër bllokimeve të ndryshme që synojnë të frenojnë përhapjen e coronavirusit në SHBA.
Të martën vonë, Musk postoi në Twitter një artikull/opinion të Wall Street Journal që vinte në dyshim se sa urdhrat e bllokimit ishin për të shpëtuar jetë, përcjell Telegrafi.
“Kthejuani njerëzve lirinë e tyre!”, ka shkruar Musk.
Give people their freedom back! https://t.co/iG8OYGaVZ0
— Elon Musk (@elonmusk) April 29, 2020
Miliarderi përshëndeti atëherë një lajm që thoshte se restorantet dhe shitësit me pakicë në Teksas do të ishin në gjendje të rihapnin bizneset e tyre këtë javë nën rregulla të reja të rrepta.
“Bravo Texas!” Musk tha, duke shtuar në një cicërimë vijuese se vendet duhet të “rihapen me kujdes dhe mbrojtje të duhur, por mos i vendosni të gjithë nën arrest faktik shtëpiak”.
Dhe më pas Musk thjesht shkroi fjalët “Lirojeni Amerikën tani”.
Gjithsesi, sipas Business Insider,
Përgjigja e Musk ndaj pandemisë coronavirus ka qenë një përzierje konfuze.
Miliarderi në mënyrë të vazhdueshme ka minimizuar ashpërsinë e krizës, dhe ai dikur kishte shkruar se fëmijët ishin “thelbësisht imunë” ndaj virusit.
Megjithëse sondazhet tregojnë një mbështetje të gjerë në SHBA madje edhe për masat më të rrepta që synojnë të lehtësojnë ndikimin e coronavirusit, protestat e bllokimit kanë ndodhur në të gjithë SHBA. /Telegrafi/