Telegrafi

Elon Musk prezanton “nëndetëset”, që mund t’i shpëtojnë djemtë e ngecur në shpellë (Foto/Video)

Milioneri Elon Musk ka publikuar në profilin e tij në Twitter disa fotografi dhe video të një “nëndetëse”, për të cilën pretendon që mund t’i nxjerr djemtë e ngecur në shpellë në Tajlandë.

Musk të dielën mbrëma ka deklaruar se “nëndetëset kanë madhësinë e një fëmije”, dhe janë dërguar për në Tajlandë për ti “përdorur” për nxjerrjen e djemve dhe trajnerit të tyre të futbollit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pamje që tregojnë pse e kanë të vështirë zhytësit nga e mbarë bota, të futen dhe shpëtojnë djemtë e ngecur në shpellë në Tajlandë (Foto/Video)

“Shpresoj që mund t’i përdorin. Nëse në këtë rast jo, atëherë sigurisht që në të ardhmen po”, ka deklaruar Musk.

Megjithatë, deri më tani nuk ka indikacione që nëndetëset e Musk do të përdoren për shpëtimin e djemve. Deri më tani 8 prej tyre janë shpëtuar dhe janë dërguar me urgjencë në spital. /Telegrafi/