Milioneri Elon Musk ka publikuar në profilin e tij në Twitter disa fotografi dhe video të një “nëndetëse”, për të cilën pretendon që mund t’i nxjerr djemtë e ngecur në shpellë në Tajlandë.
Musk të dielën mbrëma ka deklaruar se “nëndetëset kanë madhësinë e një fëmije”, dhe janë dërguar për në Tajlandë për ti “përdorur” për nxjerrjen e djemve dhe trajnerit të tyre të futbollit, transmeton Telegrafi.
“Shpresoj që mund t’i përdorin. Nëse në këtë rast jo, atëherë sigurisht që në të ardhmen po”, ka deklaruar Musk.
Megjithatë, deri më tani nuk ka indikacione që nëndetëset e Musk do të përdoren për shpëtimin e djemve. Deri më tani 8 prej tyre janë shpëtuar dhe janë dërguar me urgjencë në spital. /Telegrafi/
— Elon Musk (@elonmusk) July 8, 2018
Simulating maneuvering through a narrow passage pic.twitter.com/2z01Ut3vxJ
— Elon Musk (@elonmusk) July 9, 2018