Shefi kryesor i Twitter, Elon Musk ka një shqetësim të ri për platformën e “mikroblogimit”. Të enjten në Twitter ai shkroi se shumë përdorues të Twitter lexojnë shumëçka në platformë, por kurrë nuk cicërojnë apo ndërveprojnë.
Në një cicërimë, ai shkroi: “Kam takuar shumë njerëz të cilët lexojnë statuse në Twitter çdo ditë, por se pothuajse asnjëherë nuk bëjnë cicërimë”.
Musk beson se numri i njerëzve të cilët e përdorin Twitter-in është shumë i lartë, por ky numër nuk përkthehet me njerëzit të cilët bëjnë cicërima, raporton businesstoday, transmeton Telegrafi.
I meet so many people who read twitter every day, but almost never tweet.
If I may beg your indulgence, please add your voice to the public dialogue!
— Elon Musk (@elonmusk) December 1, 2022
Ai deklaroi se Twitter ka më shumë përgjues se pjesëmarrës. Në mënyrë që të theksohet numri total i lexuesve të një postimi, Musk ka vendosur që të prezantojë një funksion të ri i cili iu lejon juve që të shihni shifrën e shikimeve të një cicërime.
Twitter will start showing view count for all tweets, just as view count is shown for all videos. The system is far more alive than it would seem.
— Elon Musk (@elonmusk) December 1, 2022
Kjo mund të ndikojë potencialisht në abonimin e verifikimit prej 8 dollarësh pasi që ndërveprimi më i ulët nuk do t’i interesonte përdoruesit për t’u verifikuar dhe për të paguar për shërbimin e abonimit.
Ky funksion i ri do të jetë i ngjashëm me shifrën e shikimeve e cila shfaqet në video. Kjo do të jepte një ide të drejtë për shtrirjen e një cicërimë, pavarësisht nga ndërveprimet që merr. /Telegrafi/