Drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, përdori një karikaturë politike anti-vaksinë për të bërë një goditje në drejtim Bill Gates dhe Microsoft Zune.
Musk shkroi në Twitter një karikaturë të redaktuar, krijuar fillimisht nga artisti konservator Ben Garrison, duke përshkruar një version të ilustruar të bashkëthemeluesit të Microsoft.
Por Musk fshiu shkrimin në Twitter rreth dy orë më vonë, pasi ishte shpërndarë më shumë se 5,000 herë.
Foto me emrin “The Plannedemic” duket se tregon Gates të mbështetur mbi një plan hap pas hapi për futjen e frikës përmes një pandemie dhe përfundimisht nisjen e një “Rrjedhje të detyrueshme të vaksinave”, shkruan Business Insider.
Garrison tha të shtunën se ai nuk kishte dhënë leje që karikatura e tij të postohej.
“Lidhur me postimin e Musk – unë nuk lejoj që puna ime të ndryshohet dhe as nuk jap leje për postimin e karikaturave të vandalizuara”, i tha ai Business Insider përmes postës elektronike.
Përmes Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, Gates ka qenë prej kohësh një ithtar i zëshëm i vaksinave, përfshirë ato që përdoren për të luftuar COVID-19.
Disa që janë kundër vaksinave kanë përhapur teori konspirative të ndryshme në lidhje me miliarderin.
Një teori e tillë pohoi, pa prova, se Gates po kërkonte të mbjellë fshehurazi mikroçipa në popullatë përmes vaksinave COVID-19. Gates ka mohuar teori të tilla.
Është e paqartë pse Eon Musk fshiu këtë foto nga Twitter-i i tij ose nëse ai synonte të ndezte frikën për vaksinat COVID-19 duke ndarë një karikaturë anti-vaksinë.
Garrison, një karikaturist konservator që mbështeste presidentin Donald Trump, në fillim të këtij viti u pezullua nga Twitter, sipas faqes së tij të internetit. /Telegrafi/